Telegrafi

Superkupa e Evropës, Chelsea –Villarreal: Formacionet zyrtare

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Chelsea do të luajë kundër fituesit të Ligës së Evropës, Villarreallit, në atë që quhet Superkupa e Evropës.

Blutë e Londrës që fituan sezonin e shkuar garën më të rëndësishme për klube, duke mposhtur Manchester Cityn në finale do të tentojnë edhe një trofe tjetër evropian.

Po Villarreal sikurse që shkaktoi befasi të madhe kur mposhti në finale Manchester Unitedin në Ligën e Evropës, do të tentojë të bëjë të njëjtë gjë edhe sonte.

Trajneri gjerman i Chelsea, Tomas Tuchel, ka vendosur të luajë me emra si Kai Havertz, Hakim Ziyech dhe Timo Werner në sulm.

Në anën tjetër Unai Emery i ka besuar treshes Yeremi Pino, Gerard Moreno dhe Dia për sulmin.

Ndeshja fillon në ora 21:00.


CHELSEA: Mendy; Zouma, Chalobah, Rüdiger; Hudson-Odoi, Kanté, Kovacic, Marcos Alonso; Havertz, Ziyech; Werner.

VILLARREAL: Asenjo; Foyth, Albiol, Pau Torres, Pedraza; Trigueros, Capoue, Alberto Moreno; Yeremi Pino, Gerard Moreno, Dia.


/Telegrafi/