Superkupa e Evropës e zhvilluar në Belfast, mes Chelseat dhe Villarrealit, u mbyll baras 1-1 pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve, ndërsa fitues nga penalltitë dolën anglezët.
Goli për Chelsean e shënoi Hakim Ziyech, ndërsa Gerard Moreno barazoi shifrat në pjesën e dytë.
Nga pika e bardhë më të mirë ishin anglezët që fituan me rezultat 6-5.
Më i mirë për Chelsean ishte Mateo Kovacic me notën 8.2.
Ndërsa lojtari më i mirë në fushë u zgjodh portieri i Villarrealit, Sergio Asenjo, që u vlerësua me notën 8.7, pas disa pritjeve të bukura.
Notat e lojtarëve të Chelseat dhe Villarrealit
/Telegrafi/