Telegrafi

Superkupa e Evropës: Chelsea dominon në pjesën e parë dhe shkon në pushim me epërsi

Chelsea e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Villarrealit në Superkupën e Evropës me rezultat 1-0.

Fituesi i Ligës së Kampionëve ishte më i mirë në çdo aspekt në pjesën e parë duke dominuar tërësisht.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Timo Werner, që në minutën e 6-të nga një pozitë ideale nuk e gjeti rrjetën.

Goli për Chelsean erdhi në minutën e 27-të pas një aksioni shumë të bukur. Kai Havertz gjeti në zonë Hakim Ziyechin i cili nga afër shënoi për 1-0.

Villarreali tentoi të barazojë rezultatin në minutën e 33-të me Boulaye Dia, por Edouard Mendy bëri pritje të bukur.

Chelsea në minutat e 35-të dhe 36-të, kishin dy raste të mira me mbrojtësi Marcos Alonso dhe Kourt Zouma, por fati nuk ishte me ta për të dyfishuar epërsinë.

Deri në fund të pjesës së parë nuk kishte më gola dhe Chelsea shkoi në pushim me epërsi pre një goli./Telegrafi/