Telegrafi

Superkompjuteri parashikon pjesën e mbetur të “Euro 2020”, zhgënjyese për Anglinë

Një super kompjuter ka parashikuar që Anglia do të kalojë në finalen e Euro 2020 – por të humbasë nga Italia në Wembley.

Skuadra e Gareth Southgate do të ndeshet me Danimarkën në një përplasje gjysmëfinale të mërkurën pasi mundi Ukrainën 4-0.

Nëse ata ia dalin t’i mposhtin danezët, do të jetë një nga Spanja ose Italia që pret në finale të dielën në mbrëmje.

Lexo po ashtu Jorginho shihet si favorit për të fituar Topin e Artë në këtë vit

Stats Perform i ka dhënë Italisë një shans 39.8 për qind për të fituar turneun pas një paraqitje të fortë këtë verë.

Anglia është favoritja e dytë për të fituar turneun me 29.4 për qind dhe ata ende nuk kanë pësuar gol.

Lexo po ashtu Përse Danimarka mund të fitojë Euro 2020

Spanja ka një shans  22.4 për qind pasi ka marrë kohën e saj për të arritur top formën.

Danimarka aktualisht është e jashtëzakonshme me një shans prej 8.4 për qind që ta fitojë trofeun, sidomos pas fitimit të vetëbesimit nga incidenti shokues i Christian Eriksen.

Kush mendoni se do ta fitojë Euro 2020? /Telegrafi/