Telegrafi

Superkompjuteri i kinezëve në procesorët e tyre

Superkompjuteri i quajtur Sunway BlueLight MPP është instaluar gjatë shtatorit në qendrën nacionale për superkompjuterët në Jinan, ndërsa duhet thënë se është ai është i bazuar në 8,700 procesor ShenWei SW1600. Superkompjuteri do të duhej të kishte performanca prej një petaflops dhe me këtë të gjendet në mesin e 20 më të shpejtëve në listën Top 500.

Për momentin nuk ka shumë informata për këta procesor dhe vetë superkompjuterin, por në raport thuhet se Kina dëshiron të bëhet lojtar i madh në fushën e procesorëve. /Telegrafi/