Site icon Telegrafi

Superkompania “Rad” po i “përpin” tenderët në veri

Kompania më me fat “Rad”, që udhëhiqet nga serbët, ka arritur që brenda një dite, më 12 tetor, të fitojë 4 tenderë nga Komuna e Zubin Potokut derisa vetëm brenda pak ditësh e ka nënshkruar një tjetër kontratë me këtë Komunë për kryerjen e ndryshme të punëve në infrastrukturë.

Deri më tani në këtë komunë asnjë kompani shqiptare nuk ka marrë tender për kontrata-punë. Por, kompania “Rad” nga Zveçani, që është pronë e Radule Steviçit, së bashku me konsorciumin “ABC” nga Podujeva dhe NN “Beni Construction” nga Vitia, në muajin tetor kanë lidhur katër kontrata me Komunën e Zveçanit, tri brenda një dite. Brenda pak ditësh kompania “Rad” do të jetë prezent në dhjetë vend-punishte të ndryshme. Agjencia Kundër Korrupsionit monitoron disa nga prokurimet publike.

Autoritete të këtij institucioni thonë se shikojnë edhe prokurimet e komunave me shumicë serbe. Hasan Preteni, drejtor i AKK-së, ka thënë se do ta trajtojnë rastin e Komunës së Zubin Potukut kur një kompani u shpall fituese katër herë për tenderë të ndryshëm.

“Rastin në fjalë do ta trajtojmë. Sa i përket opinioneve për komunat që udhëhiqen nga komuniteti serb, ju lutem shikoni uebfaqen e Agjencisë dhe aty do t’i gjeni së fundi dy opinione, më 30.09.2015, Graçanicë, dhe më 12 tetor, Leposaviq.

Në Graçanicë është vepruar sipas opinionit e për Leposaviq jemi në pritje”, ka thënë Preteni. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version