Ekspertët tërheqin vërejtjen që kjo sëmundje mund të bëhet rrezik për tërë shoqërinë, nëse nuk ndalet tani kur është në fillim.
Mjekët janë në panik nga zbulimi i ri supergonorresë, sepse është e rezistueshme pothuajse ndaj të gjitha ilaçeve, gjë që lehtë mund të çojë në përhapjen e saj të shpejtë, transmeton Telegrafi.
Enti anglez për shëndetin publik, në shtatorin e vitit të kaluar ka tërhequr vërejtjen që është shfaqur një lloj i rrallë i sëmundjes së transmetueshme, diçka si supermikrob.
Tani ky numër është ngritur në 34, që hëpërhë mund të duket i parëndësishëm, mirëpo ajo që është brengosëse është për shkak që ka mbetur edhe vetëm një antibiotik, i cili është plotësisht efektiv kundër këtij infektimi.
Nëse bëhet rezistuese ndaj tij, sëmundja do të bëhet e pashërueshme, gjë që pa dyshim do të çojë në përshkallëzim të saj.
Tani për ani nuk janë të njohura të gjitha pasojat të cilat kjo sëmundje mund t’i shkaktojë, mirëpo është e njohur që është e mundshme që të shkaktojë sterilitetin.
Rezistueshmëria ndaj antibiotikëve për njerëzimin do të bëhet kërcënim më i madh sesa kanceri.
Frika nga përhapja e kësaj sëmundje i ka detyruar ekspertët që gjurmojnë të gjithë partnerët seksualë te të cilët është zbuluar ky lloj i gonorresë.
Trajtimet e gonorresë janë bërë joefikasse.
Simptomat e gonorresë:
– Dhembje dhe djegie gjatë urinimit
– Shtim i tajitjes së sekretit vagjinal i cili mund të ketë ngjyrë të verdhë apo të gjelbër
– Dhembje dhe dobësim në stomakun e poshtëm (nuk është aq e zakonshme)
– Gjakrrjedhje jashtë cikli menstrual. /Telegrafi/