Zvicra ka kaluar në avantazh prej 1-0 ndaj Bjellorusisë, në sfidën që po luhet në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024.
Ishte Xherdan Shaqiri ai i cili në minutën e 28-të tundi rrjetën e portës kundërshtare për t’i dhënë ‘Helvetikëve’ avantazhin e merituar pas dominimit të plotë në pjesën e parë ndaj bjellorusëve.
XHERDAN SHAQIRI WITH A GOLAZO FOR THE OPENER!!!
📽️ @FootColichttps://t.co/PG8a5QVewB— Football Report (@FootballReprt) October 15, 2023
Ky ishte goli i dytë i Shaqirit në këto kualifikime teksa ai ka kontribuar edhe me dy asistime.
Zvicra momentalisht është lidere e grupit dhe në rast fitoreje do të bënte një hap të madh drejt kualifikimit në EURO 2024 që do të mbahet në Gjermani./Telegrafi/