Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Shkupit si mysafir me rezultat 2-1.
Pjesa e parë u mbyll 1-1 me golat e Sunday Adetunji dhe Albion Rrahmanit.
Me të filluar pjesa e dytë u pa që Ballkani ishte më serioz në lojë dhe kërkonte golin.
Zhvillohej minuta e 67-të, kur Meriton Korenica me një predhë nga jashtë zonës shënoi për 2-1.
https://twitter.com/DardanianFooty/status/1560364723157204993
Suharekasit kanë mundur të shënojë edhe një herë me Ermal Krasniqin disa minuta më vonë, por nuk ishte i saktë. /Telegrafi/