Napoli ka gjetur shpejt golin e parë në ndeshjen ndaj Milanit.
Është sulmuesi anësor, Lorenzo Insigne, i cili shënoi një gol të bukur, duke mposhtur portierin Gigi Donnarumma për epërsinë 1-0.
Goli i Insignes erdhi në minutën e gjashtë pas asistimit të Dries Mertens. /Telegrafi/