Telegrafi

Supergola nga Shaqiri dhe vjen fitorja e dytë e Zvicrës (Video)

 Në këtë ndeshje startuan pothuajse të gjithë lojtarët shqiptarë që janë standard në përbërjen e teknikut serb, Petkovic.

Pjesën e parëkundër dominimit të madh dhe lojës së bukur nga lojtarët sidomos ata shqiptarë, Zvicra nuk arriti që të shënojë në fraksionin e parë.

Megjithatë kjo nuk ndikoi që në pjesën e dytë së pari me një autobol të Arlauskis (66′) të zhbllokohej rezultati.

Dy minuta më vonë Valon Behrami bëri një asistim me kokë te Schar, i cili nga afërsia realizoi (68′).

10 minuta pa përfunduar takimi, Shaqiri pasi pranoi një top nga Drmic, realizoi me kokë për 3-0.

Në fund Shaqiri realizoi edhe një supergol me finte pas një pasimi të ulët në zonë për 4-0.

Me këtë fitore, Zvicra ka 6 pikë në vendin e dytë të Grupit E, gjashtë pikë më pak se Anglia.