Telegrafi

Supergol nga Adnan Januzaj ndaj Real Madridit – por fatkeqësisht anulohet

Adnan Januzaj arriti t’i shënonte një supergol Real Madridit, derisa Real Sociedadi ishte duke humbur 1-0.

Ishte minuta e 69-të kur anësori shqiptar shënoi golin e mrekullueshëm, mirëpo që ishte i pafat.

Gjyqtari anësor e ngriti flamurin për pozitë jashtë loje, shkaku që një bashkëlojtar i Januzajt ishte në pozitë jashtë loje dhe i ndaloi pamjen e pastër Thibaut Courtois.

Lexo po ashtu Ish-gjyqtari i UEFA-s: Supergoli i Januzajt ishte i rregullt

Aktualisht Sociedadi po humbë 2-0 ndaj Los Blancos në kuadrë të javës së 30-të në La Liga. /Telegrafi/