Site icon Telegrafi

Supergol i Albana Arifit në Kampionatin Botëror në hendboll (Video)

Hendbollistja me prejardhje shqiptare Albana Arifi ka realizuar një supergol nga distanca për Suedinë në Kampionatin Botëror të Junioreve në hendboll.

Suedia mposhti Holandën në Grupin D të këtij Botërori, ndërsa një nga golat më të bukur të duelit u shënua nga Arifi.

Edhe Federata Botërore e Hendbollit e ka vlerësuar lartë këtë gol të bukur nga distanca duke e zgjedhur në mesin e pesë më të mirëve të ndeshjeve të zhvilluara më 4 korrik.

Arifi në fitoren 34:28 ka shënuar pesë gola.

Suedia kryeson Grupin D me katër pikë nga dy ndeshje, aq sa ka edhe Rusia e Japonia.

Exit mobile version