Site icon Telegrafi

Supergjyshja i rreh hajnat me çantë

Gjashtë burrat me helmeta në kokë provuan ta vidhnin dhe të merrnin gjërat me vlerë nga raftet e dyqanit të Rolexit dhe derisa personeli i frikësuar nuk dinte si të reagonte dhe me panik vraponin nëpër dyqan, duke u përpjekur t’i lëshonin roletat e vitrinave, nga këndi doli gjyshja dhe me çantë filloi t’i rrihte hajnat.

Kriminelët filluan të iknin, por pa sukses, dy prej tyre u rrotulluan me skuter dhe shpejt u arrestuan.

Gazeta britanike Daily Telegraph shkruan se janë arrestuar katër persona të moshës prej 18, 22, 25 dhe 39 vjeç. Policia ende është në kërkim edhe të dy personave tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version