Telegrafi

Superfuqitë ekonomike, drejt lirimit nga kriza

Ndonëse OECD-ja paralajmëroi se është shumë herët të vlerësohet nëse të dhënat për industritë udhëheqëse janë vetëm të përkohshme, ose nga ana tjetër paraqesin pikë kthese, indeksi i kësaj Organizate bën të ditur në ngadalësimin e rënies së aktiviteteve.

Treguesit për muajin prill bëjnë të ditur në ngadalësimin e tempos së rënies së aktiviteteve ekonomike në shumicën e ekonomive, me sinjale të fuqishme për përmirësim të mundshëm në Kanada, Francë, Itali dhe Britani të Madhe, qëndron në raportin.

Indeksi, i cili fitohet në bazë të më shumë treguesve për aktivitetet prodhuese për të 30 anëtaret e OECD-së, është rritur për gjysmë pike në muajin prill, në krahasim me muajin paraprak, por në nivel vjetor është më i vogël për 8,3 për qind.