New England për herë të gjashtë në 17 vjetët e fundit janë shpallur kampion në futbollin amerikan.
“Patriotët” triumfuan kundër skuadrës së Los Angeles Reims me rezultat të thellë 13:3 në kampionatin e 53-të.
Në fakt, New England erdhën deri te titulli në saje të ndeshje të mira të “play-off” pasi që në sezonin e rregullt ishin pesë ekipe më të mira se ata.
Ndeshja e zhvilluar në qytetin e Atlantas ishte Superbowl më efektiv në histori, ku pamë vetëm një gol në çerekun e fundit.
Pas 50 minutash torturuese, për tifozët që dëshirojnë një loje sulmuese, të dominuar nga dy mbrojtje mbresëlënëse dhe me shfaqjet katastrofale të yjeve të mëdhenj të fazën ofensive, SuperBowl shfajësoi pritjet gjatë dhjetë minutave të fundit kur ndeshja u ngjall me disa ‘touch-down’.
Patriotët triumfuan për të gjashtën herë në 11 finalet e tyre të fundit, i nënti në epokën e Bradyt dhe Belichikat.
New England kështu barazuan rekordin e titujve me Pittsburgh Stilers, duke i kaluar rivalët e tyre me 37 fitore në “Play-Off”.
Ndryshe, Theksojmë se Tom Brady me 41 vjet u bë lojtari më i vjetër dhe 66-vjeçari Bill Belichik është trajneri më i moshuar që ka fituar një kampionat të NFL-it. /Telegrafi/