Ka një arsye pse shumica e ekspertëve shëndetësorë e quajnë vitaminën C “vitaminë e imunitetit”.
Vitamina C është një vitaminë jashtëzakonisht e nevojshme për trupin. Ajo luan rol të rëndësishëm në sisteme dhe procese të ndryshme në trup.
Duke filluar prej shërimit të prerjeve e deri te mbështetja e gjëndrave kur jeni nën stres, vitamina C luan rol kyç në shumë funksione trupore.
Megjithatë, kjo vitaminë më së miri njihet si super-ylli i imunitetit – dhe ka një arsye të mirë se përse njihet kështu!
Acidi askorbik – emri shkencor i vitaminës C – është dëshmuar se i forcon një sërë mekanizmash të imunitetit në trup. P.sh., qelizat e bardha të gjakut janë komponent i rëndësishëm i sistemit të imunitetit. Ju keni lloje të ndryshme të qelizave të bardha të gjakut – e secila prej tyre ndihmon në luftimin e viruseve dhe baktereve në mënyra të ndryshme.
Vitamina C e ndihmon prodhimin dhe funksionin e shumicës së këtyre qelizave të bardha të gjakut dhe rrjedhimisht i lufton viruset dhe sëmundjet e ndryshme.
Gjithashtu vitamina C e ndihmon trupin të prodhojë antitrupa të rëndësishëm. Thënë më thjesht, vitamina C është esenciale për një sistem të fortë të imunitetit që i lufton viruset dhe sëmundjet!
Kjo vitaminë më së miri është të merret përmes ushqimit, por në periudhën e viruseve dhe sëmundjeve rekomandohet që të merret si suplement shtesë. Disa ushqime që përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës C janë: portokalli, limoni, kiwi, grejpfruti, etj.
Vitamina C – forma LIPOZOMALE më EFIKASJA nga të gjitha
Pasi që vitamina C është shtesë ushqimore thelbësore dhe antioksidant shumë i rëndësishëm, rekomandohet që ta merrni atë edhe përmes suplementeve.
Por, forma më efikase se si mund t’i merrni dhe absorboni dozat e mjaftueshme të vitaminës C është përmes formulimeve lipozomale.
Çfarë janë formulimet lipozomale?
Formulimet lipozomale përdoren me dekada në farmaci, ndërkaq synim kryesor e kanë absorbimin e targetuar dhe të plotë të substancave aktive.
Ndryshe nga tabletat, formulimet lipozomale:
– I mbrojnë përbërësit aktivë
– Absorbohen sasi më të mëdha të vitaminës C nga trupi
– Efektet anësore osmotike zvogëlohen
Avantazhi i përdorimit të Vitaminës C Lipozomale
Një prej avantazheve kryesore të përdorimit të vitaminës C është se absorbimi i kësaj vitamine nga trupi rritet deri në 98%.