Telegrafi

Super-vjedhja: Merr Rolls Royce 120 mijë dollarësh dhe e shet për 34 mijë (Foto)

Një shtetas britanik me origjinë arabe, ka bërë një super-vjedhje me anë të një marifeti.

Ai i mori Rolls Royce-n një princi arab dhe e shiti për 34 mijë dollarë. Ngjarja ka ndodhur në Londër.

Mohammed Humza bëri një kërkesë në departamentin DVLA në Britani, duke pretenduar se makina ishte e tij dhe pasi mori çelësat e rinj e shiti makinën.

DVLA duke besuar fjalët e tij nuk bëri verifikimet në kohën e duhur.

Por kur princi arab u kthye nga udhëtimi, u zbulua dhe mashtrimi i madh, transmeton tema.

Policia arrestoi mashtruesin dhe zbuloi se të njëjtin marifet e kishte bërë në të paktën 4 raste.