Në Zheijang të Kinës, një shofer pa përvojë që po ngiste me shpejtësi të lartë një McLaren 650S, ka humbur kontrollin dhe e ka futur nën një kamion me cisternë derivatesh.
Megjithëse ai nuk ka pësuar ndonjë lëndim, njëjtë nuk mund të thuhet edhe për veturën që kushton rreth gjysmë milioni euro, transmeton Telegrafi.
Pjesa e përparme dhe anësorja kanë marrë dëmtime të mëdha, që vështirë se mund të rregullohen si kanë qenë.
Pasi këto super-vetura nuk prodhohen në Kinë, çmimi tyre është enorm, po ashtu edhe pjesët për riparim.
Sidoqoftë, kjo është e tëra që ka ndodhur, pasi ka mund të ketë eksplodim të cisternës dhe pasojat do ishin të mëdha. /Telegrafi/