Site icon Telegrafi

Super-veturën e re, Aston Martin mund ta quajë Valen (Foto)

Kompania britanike, e ka regjistruar edhe një emër të ri

Aston Martin ka në plan lansimin e shumë veturave, andaj duhet të sigurojë nga një emër për secilën prej tyre, transmeton Telegrafi. Tani, kemi dëshmi si si mund ta quajë makinën e re, apo një tjetër pas saj.

AutoGuide raporton se Aston Martin e ka regjistruar emrin Valen, në autoritetin e Britanisë së Madhe, që merret me pronën intelektuale. Fjala Valen, rrjedhe nga gjuha latine dhe nënkupton për diçka të fortë apo të fuqishme.

Në bazë të kësaj, mund të thuhet se Aston Martin mund ta quajë Valen, ndonjë prej super-veturave që ka në plan t’i lansojë.

Ka mundësi, që emrin ta merr koncepti AM-RB 003 që e kemi parë në Geneva Motor Show, i cili do të rivalizojë me McLaren 720S, Ferrari F8 Tributo dhe Lamborghini Huracan. /Telegrafi/

Exit mobile version