Telegrafi

Super-veturë nga druri

Konstruktimi i veturës së tyre, të quajtur Splinter, pritet të përfundojë kah fundi i këtij viti – ndërsa është vlerësuar se ajo do të mund të arrinte shpejtësinë prej 240 milash në orë.

"Druri është një material vërtetë mahnitës për përpunim. Ka qëndrueshmëri më të madhe ndaj peshës sesa alumini ose druri, ndërsa me llojllojshmërinë e tij ofron mundësinë për zbatimin e teknikave të ndryshme të konstruktimit”, ka thënë Harmon.

"Pamja, ndjenja, dhe aroma e materialit natyral siç është druri nuk mund të gjenden kund tjetër dhe nuk mund të imitohen – ndërsa mbresa e të punuarit të diçkaje nga druri është e papërshkrueshme”, ka thënë ai.

"Njerëzit zakonisht mendojnë se druri digjet ose thyhet e plasaritet për shkak se nuk duan ta shohin atë sikur çdo material tjetër që ka përparësitë dhe të metat e veta”, ka shtuar ai.

Megjithatë, Harmon dyshon nëse puna e tij prej pionieri do të mund të përfshihej në sferën komerciale. "Nuk mbaj shpresa që njerëzit do të donin një veturë të tillë, mirëpo nuk do të befasohesha edhe nëse shumë shpejt në rrugë do të shihja vetura prej druri”, është shprehur ai.

"Numri i punëtorëve të përfshirë në ndërtimin e një makine të tillë është shumë i lartë, ndërsa nuk jam i sigurt nëse njerëzit do të mund të mposhtnin frikën ndonjëherë e të ulen në një veturë të tillë, për shkaqe sigurie”.