Shtëpia dizajnuese me bazë në Tokio të Japonisë është duke punuar në edicionin e limituar të Kode57.
Në Monterey Car Week, është publikuar koncepti i kësaj super-veture, që do të dal në shitje në një kohë jo shumë të largët, transmeton Telegrafi.
Ky model që është punuar në Ferrari 599 GTB Fiorano, ka një pamje mahnitëse dhe shumë më të egër se veturat që i shohim zakonisht.
Gjëja që bie në sy më së shumti, është xhami shumë i shkurtër në pjesën e përparme, por që pritet t’i plotësoje të gjitha kërkesat e vozitësit.
Kapaku i ndarë në dy pjesë, si dhe hapësirat gjigante për hyrjen e ajrit, besohet se do t’i rrisin aerodinamikën në masë shumë të madhe.
Megjithatë ende nuk ka ndonjë lajm, se kur do të jetë në dispozicion të publikut, apo sa do të kushtojë kjo veturë e hapur, e punuar nga fibrat e aluminit. /Telegrafi/