Telegrafi

Super telefonat e lirë të Meizu lansohen zyrtarisht

Meizu ka njoftuar se po e lanson modelin e saj të fundit të lirë, Meizu M3, dhe çmimet për telefonin do të fillojnë prej vetëm 92 dollarë në Kinë.

Meizu M3 vjen me një ekran me diagonalen prej 5 inç me rezolucionin HD prej 1820 x 720 pikselëve dhe pajisja është mundësuar nga procesori i MediaTek, MT6750 octa core.

Për më shumë, do të jenë dy versione të Meizu M3, një me 16GB memorie dhe 2GB RAM, dhe tjetri me 32GB memorie dhe 3GB RAM, si dhe opsionet për rritje të hapësirës me microSD.

Karakteristikat tjera të pajisjes do të përfshijë edhe kamerën me 5MP f / 2.0 në pjesën e përparme dhe një tjetër me 13MP f / 2.2 në anën e pasme.

Pajisja gjithashtu do të vjen me WiFi, Bluetooth dhe 4G LTE dhe baterinë me 2870 mAh.

Çmimet për modelin me 16GB që është rreth 92 dollarëve, dhe modeli me 32GB do të kushtojë rreth 123 dollarë.