Telegrafi

Super Talent sjell mSATA SSD

SSD vjen në kartelë të dimensionit mini PCIe, ndërsa plotësohet me standardin e JEDEC, MO-300B.

Pajisja lidhet për linjën SATA 3 Gb/s, ndërsa kompania nuk ka dhënë informata të detajuara në lidhje me shpejtësinë e leximit dhe regjistrimit të të dhënave.

Pritet të jenë në dispozicion kapacitete nga 16 deri në 256 GB, ndërsa koha dhe çmimi shitës nuk janë të ditur. /Telegrafi/