Telegrafi

Super Shala, shënon në fitoren e Kasimpasas (Video)

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala ka vazhduar me formën e tij të mirë.

Numri shtatë i skuadrës turke, Kasimpasa ka shënuar një gol në Kupën e Turqisë.

Kasimpasa po luante si vendas ndaj skuadrës Kahramanmarasspor dhe fitoi me rezultat të pastër 2-0.

Ishte minuta e 56-të e ndeshjes kur Shala pranoi një top bukur afër zonës dhe me një goditje të fuqishme mposhti portierin mysafir.

Kujtojmë që djaloshi nga Drenasi luajti nga minuta e parë në këtë sfidë dhe nuk u largua nga ndeshja deri në fundin e saj.

Përpos golit të shënuar në Kupë, Herolindi këtë edicion ka shënuar edhe në Superligën e Turqisë. /Telegrafi/


1-0 Herolind Shala Goal Turkiye Kupasi Round 3… by milena-georgieva1