Telegrafi

Super Sfida vjen me duel interesant, ‘Motoristët’ kundër ‘Maraklive t’Kerreve’

Këtë të diel në ora 20:00 në RTK vjen Super Sfida me mysafirë garues nga shoqëria civile, do të garojnë ekipi i Motoristëve ‘Moto Prishtina’ kundër ekipit ‘Maraklit t’Kerreve’.

Ekipi i motorëve Moto Prishtina është një grup shumë i madh i motoristëve dhe njihet me organizime të mëdha, tubime të ndryshme dhe udhëtime me shumë motorë.

Ndërsa ekipi Maraklit t’Kerreve gjithashtu janë si grup i ri kanë filluar të formohet vitin e kaluar, por që shumë shpejt janë bërë një grup shumë i madh,në organizimet e tyre arrin numri deri në tre mijë persona që është një fenomen.

Ekipi i Sfidës ka menduar që ky duel do të bëhet interesant për shkak të grupeve që janë kundërshtare dhe në jetën e përditshme dhe po ashtu edhe shikuesit janë me shije të ndryshme dikush bën tifo për Motoristët dhe dikush për Maraklit e kerreve, kjo krijon një atmosferë të mirë në familje që janë para ekranit.

Gjithashtu është menduar që këtë të diel të ju jepet një mundësi edhe mysafirëve që janë nga shoqëria civile.

Kjo garë është jashtë kampionatit është vetëm emision i veçantë. Shikuesit tani e kanë mundësinë të propozojnë ndonjë ekip interesant në faqen e Super Sfida: https://web.facebook.com/supersfida/