Telegrafi

Super Sfida me lojëra të reja vjen si një shou i ri

Këtë të diel fitoj ekipi Llokumat që përbëhej nga Visar Kalludra, moderatori i TV21, Florent Zeqaj moderatori i Klan Kosovës dhe modelja-‘Make up’ artistja Dorina Rogova, ndërsa ekipi i Shkupit e humbi garën për 10 pikë, për ekipin e Shkupit kësaj radhe garoi kampionia e atletikes, Drita Islami, Besfort Dulatahu dhe aktori i ‘standup’ komedisë, Visari.

Shou filloi me një entuziazëm të madh nga të gjithë mysafirët që nga hyrja në studio u panë shumë të motivuar për garë dhe ashtu ndodhi, ishte një garë e fortë gati në çdo lojë, pasi që rezultati ishte gjithmonë i përafërt vetëm me 5-10 pikë diferencë, ekipi i Shkupit ishte në epërsi deri në gjysmën e emisionit, por teloja Kullat që ishin pesë raunde fitoi më shumë ekipi Llokumat dhe kaluan në epërsi, në këtë lojë Florent Zeqaj nuk e pranoi raundin e pestë të humbjes, pasi që nuk e kishte dëgjuar moderatorin duke i shpjeguar rregullat e lojës, moderatori Enis Ujkani kërkoi nga regjia të shohë video-materialin nëse e ka thënë apo harruar një nga rregullat që nëse kundërshtari e kap topin atëherë e humbin lojën, por ekipi i Shkupit u tregua fer dhe dëshironte të përsëritet raundi i pestë.

Gjithashtu rrëmujë u krijua edhe te loja ngasja me goma, ku nuk e pranonte rezultatin Visari për ekipin e Shkupit, por pasi regjia e shikoi në material u vërtetua humbja e ekipit të Shkupit në këtë raund. Në këtë shou ndodh gati gjithmonë që ekipet të mos e pranojnë rezultatin në ndonjë lojë kur ndodh ndonjë komplikim gjatë lojës, por kur momentet e dyshimta i kap kamera ekipi i realizimit ia dëshmon atij që ankohet dhe vazhdon gara.

Një element shumë interesant në këtë shou është që ekipi i realizimit nuk i mban anën asnjërit ekip sa i përket rregullave të lojërave dhe hiles, secili person që është pjesë e ekipit realizues mund të ketë favorit njërin apo tjetrin ekip, por kur vjen ndonjë paqartësi në garë atëherë gjithmonë vendoset korrektësi, përveç mund të ndodhë ndonjë gabim pa dashje, por me qëllim nuk ka ndodhur.