Site icon Telegrafi

“Super Sfida” këtë të diele vjen me një duel të fort në mes PowerRanger dhe Ninxhat (Video)

Në RTK këtë diele 21:00 do të ndeshen dy ekipe të forta, për ekipin Power Ranger do të garoj Meriton Mjekiqi, Ariola Demiri(Gjbanja ) dhe Enur Pakashtica, ndërsa për Ninxhat Uki, Nikka dhe Prygo.

Të gjithë kanë qenë pjesë e këtij show edhe më heret dhe i din shumë mirë rregullat e lojës pritet një garë shumë dinamike sepse te dy ekipet dëshirojn të japin maksimumin që me çdo kusht të fitojnë garën dhe të vazhdojnë në çerekfinale.

Zakonisht mysafiret që garojnë për herë të parë në këtë show mundohen më shumë të prodhojnë show dhe nuk i japin shumë rëndësi fitores sikur mysafirët që vin për herë të dytë, por të gjithë mysafirët që kanë qenë pjesë e kësaj gare janë ndarë shumë të habitur me kënaqësinë që kanë shijuar në këtë show dhe me padurim e presin garën e radhës.

Edhe këtë sezon fituesi i 5 emisioneve do të fitoj titullin SUPER SFIDA Kampioni 2017 dhe fitojnë një dhuratë një veturë të re si shpërblim.

Super Sfida është duke përgatit super lojëra për çerekfinale që shikuesit para ekranit të shijojnë momente interesante nga ky show. /Telegrafi/

Exit mobile version