Telegrafi

Super seriali i prodhimeve vendore së shpejti në RTV Dukagjini

Edhe një projekt i ri i ekraneve televizive së shpejti do ta shohim në ekranet e vogla.

RTV Dukagjini synon që shumë shpejtë të sjell një serial të ri pas Egjelit.

Televizioni në bashkëpunim me Ard Islamin do të sjellin një serial të ri me një koncept të paparë deri më tani në mediat kosovare.

Burime të Telegrafit kanë bërë të ditur se seriali i ri do të jetë një komedi që ironizon realitetin kosovar.

Ky është vetëm njëri nga bashkëpunimet e para që RTV Dukagjini do të sjellë në bashkëpunim me artistët më në zë në vend.

Seriali do te jetë platformë për promovimin e produkteve vendase.