Lajmi është bërë i ditur nga gazeta e Shoqatës së Kimistëve Amerikanë, sipas të cilëve rëra e thatë e shkretëtirës, e përzier me grafit, materialin që përdoret tek lapsat, mundëson filtrimin e ujit dhe e bën atë të konsumueshëm për njeriun.
Nëse kjo shpikje, që në fakt është një rikthim te metodat e përdorura në kohët e lashta, do të rezultojë me të vërtetë efikase, atëherë ajo do t’i jepte zgjidhje problemeve me ujin e pijshëm për 60% të popullsisë në Afrikë dhe 50% të popullsisë në Oqeani.
Ndërkohë mediat vendase evidentojnë faktin se krahas të tjerave , e ashtëquajtura “Super Rëra”, do të ishte edhe një metodë shumë praktike dhe pa kosto financiare. /Telegrafi/