Inter ka arritur një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese.
Skuadra e Stefano Piolit ishte duke humbur fillimisht, por riktheu gjithçka në të mirë të vetën për të shënuar një fitore të madhe.
Ndeshja nisi më mirë për vendasit, të cilët arritën të shënonin edhe golin e epërsisë.
Ishte mesfushori Jakub Jankto që u shërbye mirë nga mbrojtësi Samir dhe shënoi për 1-0.
Ky gol i Udineses në minutën e 17-të duke se zgjoi zi kaltërtit për të kërkuar më shumë nga kjo ndeshje.
Në minute e fundit të pjesës së parë, kapiteni Mauro Icardi e shërbeu mirë kroatin Ivan Perisic që barazoi me një goditje të bukur në 1-1.
Edhe në pjesën e dytë u zhvillua lojë e bukur nga të dyja skuadrat.
https://www.youtube.com/watch?v=HODzUBIdKCQ
Mirëpo vetëm Interi arriti të shënoi dhe këtë e bëri në fund të ndeshjes.
Më saktësisht po zhvillohej minuta e 87-të e ndeshjes kur në skenë doli sërish reprezentuesi kroat Ivan Perisic që shënoi për 1-2.
Tek goli i dytë i Perisicit asistues ishte portugezi Joao Mario.
Kjo ishte fitorja e katërt e Interit radhazi, derisa tani është ngritur në pozitën e gjashtë me 33 pikë të tubuara. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=h7pb24XuVH0