Telegrafi

Super Paulo Dybala kalon Romën në epërsi ndaj Sevillas

Sevilla dhe Roma po zhvillojnë ndeshje të fortë në finalen e Ligës së Evropës, ku tashmë ndeshja është zhbllokuar.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Roma me Leandro Spinazzolan, por gjuajtja e tij u prit nga Bono.

Roma kërkoi penallti në minutën e 32-të pas rrëzimit në zonë të Tammy Abraham, por gjyqtari nuk mendoi për një gjë të tillë.

Por ndeshja u zhbllokua në minutën e 35-të, kur Gianluca Mancini asistoi te Paulo Dybala i cili me një goditje të saktë shënoi për 1-0.

Një epërsi e merituar e Romën, që do të hap ndeshjen në minutat në vijim./Telegrafi/