Telegrafi

Super paga e Adrian Zallit, 62 mijë euro në vit nga Fondi i Kursimeve Pensionale (Dokument)

Drejtori menaxhues i Fondit i Kursimeve Pensionale të Kosovës, Adrian Zalli, lirisht mund të konsiderohet njeriu që ka pagën më të madhe në Kosovë.

Ai paguhet gjatë një viti 62 mijë euro për punën e drejtorit në Fondit i Kursimeve Pensionale të Kosovës, raporton Indeksonline.

Në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Zalli ka deklaruar paga dhe meditje 62 mijë e 686 euro.

Kjo për standardin e Kosovës, lirisht mund të quhet super pagë.

Zalli po ashtu ka të kursyera 162 mijë euro në bankat e Kosovës, ndërsa 15 mijë e 972 euro në bankat e Amerikës.