Drejtori menaxhues i Fondit i Kursimeve Pensionale të Kosovës, Adrian Zalli, lirisht mund të konsiderohet njeriu që ka pagën më të madhe në Kosovë.
Ai paguhet gjatë një viti 62 mijë euro për punën e drejtorit në Fondit i Kursimeve Pensionale të Kosovës, raporton Indeksonline.
Në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Zalli ka deklaruar paga dhe meditje 62 mijë e 686 euro.
Kjo për standardin e Kosovës, lirisht mund të quhet super pagë.
Zalli po ashtu ka të kursyera 162 mijë euro në bankat e Kosovës, ndërsa 15 mijë e 972 euro në bankat e Amerikës.