Telegrafi

Super ndeshje mes Atletico Madrid dhe Inter – skuadrat shkojnë në pushim me barazim

Atletico Madrid dhe Inter zhvilluan 45 minuta shumë të fortë, me aksione të shpejta, ndërsa të dy skuadrat shënuan nga njëherë.

Italianët ishin në epërsi nga ndeshja e parë me rezultat 1-0 dhe ishin ata që kaluan të parët në epërsi, edhe pse Atletico Madridi kishin dominimin në lojë.

Zhvillohej minuta e 33-të, kur Nicolo Barella asistoi te Federico Dimarco që ishte i saktë për 1-0.

https://twitter.com/centregoals/status/1768012817414979720

Por pas dy minutash, Atletico Madridi arriti të barazojë rezultatin me anë të Antoine Griezmann për 1-1.

Francezi ka mundur të shënojë edhe njëherë në fundin e pjesës së parë, por që mbrojtja e Interit largoi një top të sigurt. /Telegrafi/

https://twitter.com/centregoals/status/1768013366982049896