Telegrafi

Super ndeshje në javën e shtatë të Superligës, derbi lokal të enjten

Java e shtatë në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet në mesjavë.

Ndeshja e parë do të zhvillohet të mërkurën ku në Prizren do të takohet Liria me Drenicën.

Ndërkohë në ndeshjet tjera të ditës së mërkurë takohen Prishtina me Feronikelin, Trepça ’89 me Llapin, Vëllaznimi pret Besën në derbin e rrafshit të Dukagjinit, ndërsa Flamurtari dhe Vllaznia përballen në kryeqytet.

Derbi lokal mes Dritës dhe Gjilanit është vendosur të luhet ditën e enjte me fillim nga ora 15:30. /Telegrafi/

Vala Superliga, Java e 7-të

E mërkurë, 27 shtator

Liria – Drenica (13:30)
Prishtina – Feronikeli (15:30)
Trepça’89 – Llapi (15:30)
Vëllaznimi – Besa (15:30)
Flamurtari – Vllaznia (15:30)

E enjte, 28 shtator

Drita – Gjilani (15:30)