Neymar të hënën do të mbush 26 vjet dhe do të jetë përvjetori i parë në tokat franceze. Ajo nuk do të ndryshojë prej të kaluarave edhe pse kjo duket të jetë pak më e matur në aspektin e veshjeve.
Ajo që nuk do të ndryshojë do të jetë fluksi i mysafirëve që futbollisti i Paris Saint-Germain ka konfirmuar 50 mysafirë vetëm nga Brazili. Këtyre miqve do tu paguhet bileta e aeroplanit dhe akomodimin gjatë fundjavës në Paris. Pos miqve dhe familjarëve brazilianë, ai ka ftuar edhe shumëkë prej Evropës.
Asnjë anëtar i familjes nuk do të mungojë në ndejën duke përfshirë edhe Bruna Marquezinen, të dashurën e lojtarit, me të cilën ka disa muaj që është lidhur. Do të ketë personalitete të njohura si prezantues televizivë, lojtarë të pokerit, garues të Big Brotherit në Brazil.
Ndeja do të zhvillohet në një hapësirë të rezervuar të një restoranti në Paris dhe të gjithë meshkujt e ftuar duhet të veshin çorape dhe kravatë të zezë ndërsa femrat do të veshin fustane të gjata.
Neymar feston ditëlindjen të dielën, sepse PSG ka një ndeshje në ligën elitare franceze këtë të shtunë në ora 17:00 kundër Lilles.
Ndryshe, në ndejë mund të shkojnë edhe ish-bashkëlojtarët te Barcelona, të cilët luajnë të dielën kundër Espanyol në orën 16:15. /Telegrafi/