Alban Meha ka qenë hero i skuadrës së tij Konyaspor në takim me Besiktasin.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka shënuar një gol fantastik në ndeshjen e kthimit në kuadër të Kupës së Turqisë.
Konyaspor kishte triumfuar në ndeshjen e parë 2:1, ndërsa në të dytën arriti të shënoi fitore me rezultat minimal 1:0, falë golit të Alban Mehës.
Derisa ndeshja ishte duke shkuar drejt barazimit, Meha shënoi një gol fantastik në minutën e 84-të të kësaj sfide.
Kështu pas kampionatit, Albani arrin të shënoi edhe në Kupën e Turqisë, ndërsa Besiktasi është viktima e dytë për të nga klubet e mëdha, pasi më parë i kishte shënuar gol edhe Galatasarayt. /Telegrafi/
Alban Meha realizon një supergol ndaj Besiktasit në Superligën turke…
Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-03