Telegrafi

Super Meat Boy në iPhone dhe Android?

Duket se hapi i radhës së shtëpisë së pavarur zhvilluese Team Meat është publikimi i versioneve për iOS dhe Android të lojës së shkëlqyeshme arkadë Super Meat Boy. Edmund McMillen nga Team Meat për Eurogamer së voni tha se versioni për iOS i Super Meat Boy është një nga dëshirat më të mëdha të adhuruesve të lojës që ka zhanrin arkadë.

Për momentin asgjë nuk është e sigurt, por duket se Team Meat së shpejti synon të publikoj Super Meat Boy në pajisjet me iOS dhe Android. Si problemet më të madh gjatë konvertimit në pajisjet portative për momentin theksohen adaptimi i suksesshëm dhe bartja e kontrolleve mjaftë të ndjeshme dhe jashtëzakonisht precize të Super Meat Boy në ekranet e ndjeshëm në prekje. /Telegrafi/