Loja tashmë e famshme Super Mario Run për pajisjet mobile ishte një eksperiment për Nintendo.
Kjo ishte loja e parë e tyre mobile e cila ka rezultuar në një sukses të jashtëzakonshëm. Nintendo ka zbuluar se Super Mario Run i ka gjeneruar më shumë se 53 milionë dollarë të ardhura që nga lansimi fillestar në muajin dhjetor.
Dhe kur dihet se gjithë kjo shumë e të hyrave është arritur për më pak se 2 muaj, atëherë vlen të thuhet se Nintendo ka arritur një rekord të paparashikuar.
Nga 78 milionë shkarkime totale, më shumë se 5 për qind e njerëzve kanë paguar të holla për të zhbllokuar çdo gjë brenda lojës.