Telegrafi

Super Mario në format 3D?

Shfaqja e video lojës në 3D do të sjell edhe një episod të ri të Super Mario’s, thonë mediat franceze.

Për momentin, në internet janë shfaqur vetëm dy fotografi të episodës së re të lojës, njëra prej të cilave paraqet versionin e rafinuar të logos e cila duket në format 3D.

Episodi i ri i kësaj loje do të duhej të paraqitet në panairin e argëtimit elektronik E3 (Electronic Entertainment Expo) që do të mbahet nga 14 deri më 17 qershor në Los Angeles të SHBA’së. / Telegrafi /