Site icon Telegrafi

Super “manteli” që i bën armët e padukshme për radarët e armikut (Video)

Një kompani ruse ka krijuar një “mantel”, i cili i bën objektet elektronike të padukshme për radarët e armikut.

Qëllimi i fibër teknologjisë që është përdorur në mantel, është të krijohet një armë e padukshme për sistemin e navigimit dhe zbulimit, transmeton Telegrafi.

Kompania me seli në Shën Petersburg, “Roselectronics”, ka prezantuar shpikjen e saj derisa zyrtarët e kësaj kompanie pretendojnë, se me të mund t’i bëjnë armët të jenë të padukshme për radarët termikë, infra të kuqe, dhe elektromagnetik.

Me këtë teknologji, ekziston mundësia që pajisjet elektronike të mbështillen me këtë “mantel” izolues, që do t’i bënte armët e padukshme për radarët e armikut. /Telegrafi/

Exit mobile version