Liridon Krasniqi ka vazhduar shkëlqimin e tij këtë edicion.
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka qenë lojtari kryesor i skuadrës së tij Kedah në përballje me Penang.
Skuadra e kosovarit barazoi në shtëpi me rezultat 2-2, në një takim ku Liridoni shpërtheu.
23-vjeçari nga Vitia ka shënuar dy gola të bukur me Kedahin, ku fillimisht golin e parë në minutën e 24-të ndërsa të dytin në minutën e 61-të.
Pas këtij barazimi, Kedah ndodhet në pozitën e katërt me 10 pikë të tubuara.
Ndërkohë Liridoni në fund të ndeshjes u shpall edhe lojtari i ndeshjes që ishte hera e tretë radhazi për të. /Telegrafi/