Site icon Telegrafi

Super John, lideri nuk di të ndalet

Lideri aktual i elitës së futbollit kosovar, Trepça ’89 ka triumfuar lehtësisht 2-0 ndaj Lirisë.

Trepça ’89 e ka shfrytëzuar mjaftë mirë gabimin e kampionit aktual Feronikelit.

Mitrovicasit arritën një fitore të madhe në shtëpi, duke mposhtur Lirinë me rezultat 2-0.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 38-të të ndeshjes me sulmuesin më të mirë në kampionat, Oto John.

Me epërsinë minimale 1-0 të vendasve përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.

Edhe në pjesën e dytë vendasit treguan lojë më të mirë ku arritën të shënonin përsëri.

Ishte sulmuesi nigerian, Oto John që shënoi golin e dytë personal në këtë takim për 2-0.

Fitorja ndaj Lirisë, e mbanë të vetme Trepçën ’89 në krye të tabelës me 57 pikë të grumbulluara.

Ndërkohë Liia ndodhet në pozitën e tetë me 25 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version