Telegrafi

Super-jahti i themeluesit të WhatsApp-it ankorohet në Durrës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë lajmin sot se super-jahti ‘’Moonrise” i themeluesit të WhatsApp-it, Jan Koum është ankoruar mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit. 

Në një njoftim në Facebook, Rama ka shtuar se që nga fillimi i sezonit turistik kanë qenë të shumtë kroçerat dhe jahtet e huaja që kanë zgjedhur portet shqiptare për tu ankoruar dhe sjellë turistë të huaj.

“Nga porti i Barcelonës në Spanjë, në Portin e Durrësit në Shqipëri. Ky është superjahti ‘’Moonrise” i themeluesit të WhatsApp-it Jan Koum i cili është ankoruar mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit”.

“Që nga fillimi i sezonit turistik kanë qenë të shumtë kroçerat dhe jahtet e huaja që kanë zgjedhur portet shqiptare për tu ankoruar dhe sjellë turistë të huaj”, shkruan Rama. /Telegrafi/