Një jaht, vlera e të cilit thuhet se arrin deri në 7 milionë dollarë thuhet se është përfshirë nga zjarri të mërkurën në Miami.
Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, jahti që supozohet se i përkiste këngëtarit Marc Anthony është përmbysur.
Në orën 7:30 pasdite, ekipet e zjarrfikësve të Miami i ishin përgjigjur zjarrit, të cilat i janë përgjigjur menjëherë, por se ka qenë pak vonë.
Gjithsesi, ekipi punoi për të shuar zjarrin përpara se të mund të përhapet në varka të tjera.
“Zjarret e anijeve mund të përhapen shpejt nga një zjarr i vogël në një zjarr të pandalshëm për disa minuta për shkak të materialit të gjetur në bord të këtyre anijeve”, kanë thënë zyrtarët e Shërbimit të Zjarrfikësve në një deklaratë.
Gjithashtu bëhet e ditur se zjarrfikësit përdorën një thithës të naftës për të thithur atë në sipërfaqen e ujit në mënyrë që të ulnin ndikimet e mundshme negative mjedisore.
Për fat të mirë nuk pati lëndime të raportuara, megjithëse dy anëtarë të ekuipazhit ishin në jaht gjatë kohës së zjarrit. /Telegrafi/