Mbrëmjen e kaluar super hëna e “Luleshtrydhes” dha një shfaqje spektakolare, fenomen ky i cili ishte nën “objektivin” e fotografëve anembanë botës.
Hëna e plotë është një fazë hënore e cila zakonisht ndodh çdo muaj, kur sateliti ynë natyral është në drejtim të kundërt të diellit, e Toka qëndron mes tyre.
Gjatë hënës së plotë, sipërfaqja e cila është në drejtim të tokës ndriçohet plotësisht duke krijuar pamje të një rrethi perfekt, përcjell Telegrafi.
Një emër i njohur për hënën e plotë të muajit qershor është “Hëna e Luleshtrydhes”, emër i cili ka origjinë nga populli indigjen i Amerikës.
Ky emër i referohet faktit se muaji qershor është koha tradicionale kur luleshtrydhet e egra në Amerikën Veriore janë gati për vjelje. /Telegrafi/