Një “super grua”, nënë e tre fëmijëve që kishte ndihmuar në shtyrjen e një kamioni me qumësht në një rrugë të mbuluar me borë – është shpërblyer me një vit furnizim falas me produkte të qumështit.
Charlene Leslie, 33-vjeçe, u filmua duke shtyrë kamionin gjigant të Grahams në një rrugë me borë në Cowdenbeath, Skoci, që është goditur nga stuhia Darcy, transmeton Telegrafi.
Punonjësi i marketit që po shkonte në dyqan pas kamionin e Graham që kishte ngecur për shkak të borës – kështu i luti fqinjët që të kujdesen për fëmijët e saj – dhe menjëherë shkoi për ta ndihmuar shoferin.
Pamjet e Charlene duke shtyrë kamionin janë shpërndarë në rrjetet sociale, e në shenjë falënderimi është shpërblyer me një vit furnizim falas me produkte të qumështit nga kjo kompani.
Charlene e cila ishte me vajzën 10-vjeçe Rihanna dhe Hunter, dy, ka thënë se “kurrë nuk do të qëndroj duarkryq kur e shoh dikë që është në telashe”. /Telegrafi/