Telegrafi

Super goli i Ansu Fatit paraqitet edhe në mënyrë grafike – thjeshtë është magjik

Barcelona arriti ta barazonte rezultatin kundër Valencias në 1-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në La Liga.

Ansu Fati realizoi për 1-1 pasi sulmuesi sensacional u fut nga krahu i majtë në afërsi të zonës dhe, pasi bashkëveproi me Mephis Depay, për të lansuar një super goditje nga distanca duke qëlluar cakun në minutën e 13-të.

Kjo gol e talentit katalunas është paraqitur edhe në mënyrë grafike, nga mënyra se si u ndërtua aksioni, e që ishte brilant.

Aktualisht Barcelona është duke fituar 2-1, pasi Depay e përmbysi rezultatin në 2-1 në pjesë të parë. /Telegrafi/

Videon mund ta shikoni KËTU.