Telegrafi

Super gol nga Valdet Rama (Video)

Mesfushori kosovar, Valdet Rama ka arritur të gjejë golin në Bundesliga 2.

Mitrovicasi ka qenë vendimtar për skuadrën e tij, Wurzburger Kickers në takimin ndaj Nurnbergut.

Ish-reprezentuesi i Shqipërisë shënoi vetëm pas 10 minutash lojë për 1-0 pas asistimit nga Soriano.

Në fund mysafirët nga bavaria arritën të barazonin rezultatin në 1-1 duke ia mohuar fitoren Kickersit.

Rama në këtë takim ishte në fushë për 73 minuta për tu zëvendësuar nga Konigs.

Goli i sotëm ishte i dyti për Valdet Ramën me fanellën e Wurzburger Kickers, ndërsa ka bërë edhe dy asistime. /Telegrafi/